Dhuna në familje, 1500 gra kërkuan urdhër mbrojtje në tre vite në Shkodër
1500 gra i janë drejtuar gjykatës së Shkodrës në tre vitet e fundit me kërkesë padi për urdhër mbrojtje, por vetëm 1 e 3 e tyre e ka përfituar mbrojtje. Mbi bazë të këtyre shifrave të frikshme, 22 shoqatave akuzuan institucionet për dështim.
1500 gra kanë kërkuar urdhër mbrojtje në qarkun e Shkodrës në tre vitet e fundit për ti shpëtuar dhunës në familje.
Por vetëm 500 prej tyre e kanë përfituar.
Denada Shpuza: Edhe pse dhuna në familje konsiderohet nga kodi penal si vepër penale fatkeqësisht nga shoqëria dhe ndonjëherë dhe nga institucionet vazhdon ende të mos konsiderohetnjë vepër e tillë.
Shifrat e frikshme u bënë të ditura nga përfaqësues të 22 shoqatave të shoqërisë civile në Shkodër në një reagim kundër dhunës ndaj grave, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në Rreshën e Durrës.
Denada Shpuza: Shprehim indinjatën, zhgenjimin, dhe shqetësimin e madh që lidhet me pafuqinë e organeve kompetente shtetërore për të parandaluar dhe ndëshkuar rastet e dhunës që ndodhin ndaj vajzave e grave.
3 janë kërkesat kryesore të këtyre shoqatave përballë këtij realiteti të zymtë.
Denada Shpuza: Dinjiteti njerëzor i vajzave dhe i grave të respektohet dhe të mbrohet me cdo kusht. Sistemi i mbrojtjes në rang kombetare të jetë funksional për çdo individ, duke i kushtuar rëndësinë e duhur çështjeve që kanë lidhje me dhunën në familje.Ashpërsimin e masave ndaj dhunuesve dhe trajtim të detyrueshëm rehabilitues për secilin prej tyre.
Hapi i radhës që do të ndërmarrin këto shoqata është hartimi i një peticioni ku do të kërkojnë forcimin e reagimit të institucioneve përballë burrave që dhunojnë gratë.