Dhunë dhe boom lindjesh, çfarë pritet të ndodhë me çiftet

Gjatë shpërthimit të krizës së koronavirusit, pritet një rritje e rasteve të dhunës në familje si pasojë e detyrimit për të qendruar në shtëpi.

Drejtori i organizatës amerikane kundër dhunës në familje LifeËire, Rachel Krinsky, rrëfeu për gazetën Vice se “ne presim të rriten tensionet dhe dhuna në familje, duke e bërë më vullnerabël viktimin dhe fëmijët që jetojnë në shtëpi.”

Norma dhe ashpërsia e abuzimeve priten të rriten në ato raste ku ka pasur më parë dhunë në familje, ose që jetojnë me një partner të dhunshëm, dhe janë të detyruar të qendrojnë në shtëpi, pa qënë e mundur të largohen as për të shkuar në punë.

Po t’i shtojmë kësaj edhe stresin e shqetësimit për humbjen e të ardhurave dhe punës, situata e tensionuar mund të degjenerojë në dhunë.

Por nuk ka vetëm lajme të këqija! Ekspertët parashikojnë edhe rritjen e numrit të lindjeve gjatë muajit dhjetor. Çiftet e detyruara të qendrojnë në shtëpi, dhe me shumë kohë bosh, mund të mos e zbatojnë distancimin social, dhe të rrisin numrin e lindjeve në 9 mujorin e ardhshëm.

“Bomi në lindje” ndodh zakonisht gjatë ndryshimeve të motit, pas përfundimit të ushtrisë, fatkeqësive natyrore dhe shoqërore.

Kujtojmë se pak më herët në Kinë u raportua se numri i divorceve është rritur shumë. Zyrtarët besonin se divorcet mund të vinë si pasojë e qendrimit të detyruar për një kohë të gjatë, brenda në shtëpi,pa kontakt social, vetem me njëri-tjetrit.

SHKARKO APP