Dhurohen 6 mijë artikuj për të dëmtuarit nga tërmeti në Ndroq

Njerëzit të paret ishte mesazhi qe Fashion Group Albania në bashkëpunim me organizatën “Fundjavë Ndryshe” sollën  në aktivitetin e zhvilluar në njësinë e Ndroqit ne mbështetje të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ornela Kastrioti drejtuese e departamentit të komunikimit të Fashion Group Albania thekson kjo moto ka bërë që ti përgjigjen menjëherë ftesës.

Ornela Kastrioti: Fashion Group Albania sot është në bashkëpunim me “Fundjavën ndryshe” këtu në Ndorq për të dhuruar 6 mijë artikuj veshje që kanë një vlerë 10 mijë euro në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kompania e njohur, manaxhuese e markave ndërkombëtare si: Mango, Springfield, Cortefiel, Prenatal, Okaidi, Geox, Women’secret, Parfois, Carpisa dhe Goldenpoint,  është pjesë e Grupit Balfin, që i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë.

Nën kujdesin e posaçëm të presidentit të Grupit, Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e Grupit, jo vetëm në Shqipëri.

“Kemi ardhur bashkë me Balfin për të shpërndarë ndihma dhe të mira materiale për 100 familje të zonës së Ndroqit.”

Fashion Group Albania gjatë  vitit 2019 dha shembullin e saj për integrimin dhe punësimin e personave me aftësi ndryshe, e specifikisht ato me Sindromën Down duke punësuar 2 prej tyre tek Mango e SPRINGFIELD, TEG.

Balfin akordoi mbi 1 milionë euro për kauza të ndryshme sociale, ku një pjesë e konsiderueshme e shumës shkoi për të dëmtuarit nga tërmeti.

SHKARKO APP