Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02ºC në 16ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 22ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 23ºC.
Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 2 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 18ºC dhe në zonat e ulëta nga 07ºC në 19ºC.