Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh por që mundësitë për reshje janë të pakta.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1ºC në 10ºC, në zonat e ulëta nga 05ºC në 18ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 19ºC.
Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3-4 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -1ºC deri në 11ºC dhe në zonat e ulëta nga 03ºC në 12ºC.