Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për fillimin e javës

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku mundësitë për reshje shiu sot janë të pakta. Sipas parashikimeve të mërkuren pritet rikthimi i reshjeve.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 10ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 17ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 17ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi 2 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01ºC deri në 11ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 13ºC.

SHKARKO APP