Digjet një banesë në Vaun e Dejës, 6 anëtarët e familjes në qiell të hapur

Një banesë është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme në Vaun e Dejës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nel e Vogël në këtë bashki, ku banesa e familjes Gjini është djegur plotësisht. Dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë 6 pjesëtarët e familjes Gjini kanë mbetur në qiell të hapur. Kryefamiljari Arben Gjini bën apel për ndihmë pasi nuk dinë ku të qëndrojnë në këto ditë të ftohta dimri.

Digjet një banesë në Vaun e Dejës, 6 anëtarët e familjes në qiell të hapur

SHKARKO APP