Disa keqkuptime për agjërimin

Muaj i shenjtë i Ramazanit ka nisur këtë javë, me 13 prill . Në këtë muaj besimtarët agjërojnë nga lindja e diellit dhe deri në perëndim të tij.

Po shpeshherë ndodhin dhe keqkuptime si më poshtë:

-Nuk duhet ta gëlltisni pështymën

Gëlltitja e pështymës është krejtësisht e lejueshme dhe, në fakt inkurajohet. Gëlltitja e pështymës është e natyrshme. Ajo nuk do ta prishë agjërimin tuaj.

-Të hani ose pini aksidentalisht prish agjërimin

Nëse harroni vërtet se jeni duke agjëruar dhe hani diçka, agjërimi konsiderohet ende i vlefshëm për sa kohë ndaloni në momentin që e kuptoni.

Sidoqoftë, nëse konsumoni diçka në rrethana që mund të ishin shmangur, atëherë agjërimi është prishur.

-Larja e dhëmbëve e prish agjërimin

Kjo nuk është aspak e vërtet por këshillohet të përdorni një pastë minimale, përdorni diçka të thjeshtë, jo shumë të fortë. Mund t’i lani dhëmbët, por duke pasur kujdes që të mos e kaloni ujin poshtë.

SHKARKO APP