Dita Botërore e Radios në Tiranë

Radio si zë i komunitetit, hapësirë interaktiviteti – kështu titullohej aktiviteti qё u zhvillua të martën nё mjediset e Muzeut Historik Kombёtar nё Tiranё. E konceptuar si forum diskutimi dhe ekspozitё fotografike e dokumentare, aktiviteti ishte në kuadër tё Ditёs Botёrore tё Radios – qё me vendim tё UNESCO-s ёshtё caktuar data 13 shkurt.

Ky vit ёshtё jubilar pёr Shqipёrinё, pasi shёnohet dhe 80 vjetori i fillimit zyrtar tё transmetimeve, pёrmes valёve tё Radio Tiranёs. Nё 80 vite nё vendin tonё janё krijuar rreth 145 stacione radiofonike, prej tyre aktualisht janё nё transmetim 55. Nёn kujdesin e Departamentit tё Gazetarisё dhe Komunikimit nё Universitetin e Tiranёs dhe me mbёshtetjen e Fondacionit gjerman “Konrad Adenauer”, aktiviteti ishte njё tёrheqje vёmendjeje pёr rolin dhe ndikimin e radios nё komunitet. Pёr tё evidentuar sfidat e saj nё erёn digjitale dhe kur interneti ka njё nivel gjithnjё e mё tё madh depёrtues nё çdo hallkё tё shoqёrisё.

Nё forum, ku ishin pjesmarrёs gazetarё, redaktorё, reporterë e drejtues tё stacioneve radiofonike, studiues tё fushёs, pёrfaqёsues tё parlamentit dhe institucioneve tё ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në seancën hapëse të forumit, prof. Mark Marku shef i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, si dhe dr. Arben Muka, studiues i radios, evidentuan përshtatjen e performancës së redaksive radiofonike me kushtet e reja të avancimit teknologjik dhe përhapjes në shkallë të gjerë të internetit dhe rrjeteve sociale. Drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë Walter Glos dhe deputeti i Bundestag-ut gjerman, Thorsten Frei sollën në forum aspekte nga roli dhe ndikimi i radios në Gjermani, si dhe lidhjet e tyre personale me këteë medium që mbetet ende popullor. Për kryetaren e komisionit parlamentar të medias, Albana Vokshi, në radio problemet e komunitetit përcillen më shpejt, sepse e tillë është infratsruktura e një stacioni. Moderatorët dhe drejtuesit e emisioneve, të ftuarit e tyre, tha Vokshi, kanë mundësi që mendimet, propozimet dhe ankesat kokrete të qytetarëve, deri dhe në zonat më të thella, t’i përcjellin, t’i bëjnë temë debati dhe solidariteti social.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në seancën e prezantimeve u trajtuan tema të tilla, si “Transformimet teknologjike dhe reduktimi i formateve informative në përmbajtjet radiofonike”, nga Zamira Koleci; “Interaktiviteti mbi problematikat sociale në emisionet e radios”, nga Blendi Salaj; “Sfidat e radios lokale në erën e internetit, menaxhimi dhe qasja tek audience”, nga Taulant Pilavi dhe “Radio si urë komunikimi me kultura të tjera” nga Astrit Ibro.

Në seancën e diskutimeve u përfshinë dhe gazetarët, Xhelil Aliu, Anilda Kaçaçi, Agim Xheka, Xhafer Dobrusha etj.

Forumi u zhvillua brenda hapësirës së ekspozitёs pamore, ku pёrfshiheshin mbi 120 fotografi dhe dokumente nga dinamika e spektrit radiofonik nё Shqipёri nё 80 vite. Ato ishin tё ndara nё katёr periudhat kryesore: Lufta e Dytё Botёrore, koha e komunizmit, vitet e tranzicionit dhe sfidat e radios nё kohёn e internetit.

 

Kjo ishte hera e dytë që në Shqipëri zhvillohet një aktivitet në Ditën Botёrore të Radios. Më 13 shkurt 2014, Instituti Shqiptar i Medias zhvilloi një veprimtari dedikuar pejzazhit tё radiove shqipfolёse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?