Dita ndërkombëtare kundër dhunës

Sot është dita ndërkombëtare kundër dhunës. Në këtë datë, të gjitha vendet e zhvilluara të botës bëhen bashkë kundër njërit prej fenomeneve negative që shoqërojnë jetën tonë çdo ditë.

Sipas një raporti të “World Vision”, i fokusuar te dhuna ndër fëmijët, tregohet se në vendin tonë 70 për qind e tyre nga mosha 8 – 18 vjeç përjetojnë dhunën në forma të ndryshme.

Dhuna, citohet në raport, është një prej faktorëve kryesorë që pengon zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve si dhe cenon arritjen e rezultateve në ndërhyrjet socio-ekonomike, që çojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës në Shqipëri.

SHKARKO APP