Ditë e zezë
Nga: Artan Fuga
Ditë e zezë
Sot është dita kur veç të tjerëve ka edhe lloj-lloj
rrufjanësh politikë,
injorantësh në fushën e komunikimit masiv,
në fushën e medias,
lloj-lloj analfabetësh që lexojnë tekste dukshëm shkruar nga të tjerë,
me një të folur çaprazçe,
pa asnjë fakt të vërtetuar dhe duke përgjithësuar,
që kurrë nuk dalin para publikut që pretendojnë se përfaqësojnë për të komunikuar me të,
me gabime logjike të llahtarshme,
shpifin për gazetarët,
përdhosin mediat,
me kokën zhytur në letrat që kanë përpara.
O Zot, çfarë do të bënin këta po të detyroheshin të flisnin pa letra!
Këta që askush nuk do t’i votonte as në lagjen e tyre!
Dëgjoj që shajnë pa dallim të gjitha partitë e qeveritë në këta tridhjet vjetë, këta që në emër të atyre partive kanë ardhur në kolltuqe!
Ditë e keqe sot në Shqipëri!
Mjerim i madh!
Hipokrizi e madhe.
Hajvanllëk i madh!
Dëgjoj edhe fjalime që poqese do t’i dëgjoja nga ndonjë student i vitit të parë në shkencat e komunikimit do ta detyroja të shkretin ose të shkretën të vinte për vjeshtë!
Por, ku studentët, ku këta!!!
Obskurantizmi e ka pllakosur këtë vend!
Trishtim i rëndë!
Ditë e zezë!