Divorci më i shtrenjtë në botë! Mackenzie-Bezos do të jetë gruaja e katërt më e pasur në glob

Mackenzie Bezos pritet të bëhet gruaja e katërt më e pasur në botë, pas divorcit me themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.

Ajo do të marrë 4% të pronësisë së Amazon, që vlen aktualisht 36 miliardë dollarë, sipas një formulari të publikuar këtë javë.

Divorci pritet të përfundojë në 90 ditë. Aksionet e Amazon e rendisin atë pas pasurisë prej 54 miliardë dollarë të trashëgimtares së L’Oreal, Francoise Meyers, 44 miliardë dollarë të trashëgimtares së Walmart Alice Walton dhe 37 miliardë dollarë të investitores Jacqueline Mars.

Jeff Bezos do të vazhdojë të ushtrojë autoritetin e vetëm të votimit ndaj aksioneve, sipas formularit.  Ai me shumë mundësi do të qëndrojë personi më i pasur në botë, me një pronësi prej 12% të Amazon, që vlen aktualisht në 107 miliardë dollarë.

Jam e lumtur që do t’i jap atij të gjithë interesat e mija te Washington Post dhe Blue Origin, si dhe 75% të aksioneve tona të Amazon, shtuar kontrollin e aksioneve të mija”, tha Mackenzie.   Kjo marrëveshje e kthen këtë në divorcin më të shtrenjtë në histori.

SHKARKO APP