Djali denoncon në polici prindërit se i shkatërruan materialet porno

Një burrë në Michigan vendosi të denoncojë në polici, prindërit e tij pasi i kishin shkatërruar të gjithë koleksionin e çmuar të pornove, bën të ditur FOX 17

Burri emri i të cilit u identifikua si “Charlie” ishte divorcuar dhe ishte kthyer në shtëpinë e prindërve të tij në Michigan. Por bashkëjetesa nuk kishte zgjatur më shumë se 10 muaj dhe ai ishte larguar për në Indiana. Muaj më vonë prindërit i kishin dërguar me makinë të gjithë sendet personale të tij me përjashtim të koleksionit të revistave dhe filmave porno, më shumë se 12 kuti të mëdha.

Prindërit i kishin thënë se ia kishin shkatërruar të gjithë koleksionin. I inatosur  kishte shkuar në komisariatin e policisë ku kishte hartuar një raport ku informonte se koleksioni kushtonte mbi 28 milionë dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyra e prokurorisë kishte kundërshtuar ngritjen e padisë po Charli vijon të akuzojë prindërit për dëmtimin e një pasurie prej 86 milionë dollarësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia kishte kontaktuar me prindërit përmes emailit dhe këta të fundit kishin treguar se kishin qenë 12 kuti plot me materiale porno  dhe u ishte dashur goxha kohë për ti shkatërruar.

Një muaj më vonë, babai dhe djali kishin shkëmbyer sërish emaile

Djali: “Nëse kishe problem me gjërat e mia atëherë më mirë të kishe thënë që në fillim dhe jo të hakmerreshe”

Ndërkohë që babai i kishte kthyer përgjigje: “Beso ose jo, një prej arsyeve përse unë shkatërrova materialet porno ishte për të mirën e shëndetit tënd mendor dhe emocional. Do të kisha bërë të njëjtën gjë edhe nëse do të kisha gjetur 1 kg kokainë. Shpresoj që një ditë të më kuptosh”

Sipas të atit, Charli ishte kthyer në një tregtar të vogël materialesh porno duke nisur që kur kishte qenë në shkollë dhe ai e kishte paralajmëruar se nëse do gjente materiale porno në shtëpi do i shkatërronte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?