“Do jetojë me frikë dhe pa siguri” Psikologia: Një grua e pa arsimuar do të jetë gjithmonë pre e bashkëshortit

Barazia gjinore është një prej vlerave thelbësore të një shoqërie demokratike. Një shoqëri e cila investon në arritjen e barazisë gjinore jo vetëm që çon në përmirësimin e jetës së vajzave dhe grave por edhe në transformimin pozitiv të mënyrës së jetuarit të djemve dhe burrave. Barazia gjinore është një temë të cilës po i jepet vëmendje maksimale nga mediat dhe portalet.

E ftuar në emisionin “Ditë e Re” ditën e sotme ka qenë psikologia, Arjana Muça e cila foli pikërisht mbi barazinë gjinore në ditët e sotme.

Arjana  gjatë bisedës në studio theksoi diçka majft të rëndësishme e cila ishte “pavarësia e femrës ekonomikisht”. Për të arritur këtë pavarësi sigurisht që sipas psikologes një femër duhet të ketë një profesion nëpërmjet të cilit do të mund të sigurojë të ardhura.

“Varet nga edukimi, çfarë edukimi i japëm ne gjinisë femërore. Dëgjoj shpesh herë prindër të cilët thonë që dua që fëmijët të jenë të zotët e vetes. Por, që të jesh i zoti i vetes duhet patjetër të kesh një edukim një arsim shumë të mirë. Pra të zgjedhësh një profesion i cili të jep dhe kënaqësi për ta bërë sepse ti mund të shkollohesh pa fund të bësh mastera por ti nuk ke gjetur atë që të përfaqëson ty.

Një profesion të cilin e bën me pasion dhe më pas të marrësh të ardhura. Të kesh një profesion të cilin kur zgjohesh në mëngjes e bën me kënaqësi i cili më pas të jep pavarësi. Nëqoftëse do bësh diçka me pasion do kesh dhe të ardhura që do të rritin mirëqënien tënde. Pra, nëse do të kesh një partner do të jetë pjesë plotësuese, pra ti nuk do e shikosh partnerin si diçka për të vjelur ose për të marrë gjatë gjithë kohës:- thotë ajo.

Muça shton se një grua e pa arsimuar dhe e pa kualifikuar do të jetë pre e bashkëshortit dhe e gjinisë mashkullore pasi gjithmonë do të jetë e varur nga ata.

Nëse do të kemi një grua të pa arsimuar të pakualifikuar, pa patur një profesion të caktur do të jetë pre e bashkëshortit, e gjinisë mashkullore brenda familjes. Një dhunë verbalisht e cila mund të shoqërohet fizikisht. Pra, është një grua e cila nuk arrin të gjejë veten e vet. Do jetojë me frikë, me ankthin dhe pa siguri”- shton ajo.

SHKARKO APP