Doktori me 48 fëmijë, përdori spermën…

Një mjek i specializuar për fekondime artificiale në Indiana të Shteteve të Bashkuara, akuzohet se ka përdorur spermën e tij për të fekonduar artificialisht pacientët e tij pa konsensusin e këtyre të fundit. Ai është baba i të paktën 48 fëmijëve, shumë prej të cilëve e kanë zbuluar identitetin e tyre të vërtetë vetëm kohët e fundit.

Njëri prej fëmijëve, 33-vjeçarja Heather Woock ka folur në një raport të publikuar këtë javë nga “The Atlantic”, ku ka shprehur befasinë e saj dhe tronditjen kur mësoi se kush ishte i ati. Woock tha se një person i huaj e kishte kontaktuar atë në gusht të vitit 2017 me pretendimin se ishte vëllai/motra binjake, gjë të cilën nuk mund ta besonte.

Ajo u befasua po aq nga fakti që personi misterioz i përmendi asaj emrin e doktor Donald Cline, specialisti i fertilitetit që nëna e saj kishte takuar përpara se ajo të lindte. E ëma sigurisht i kishte thënë të mos shqetësohej por “qetësia” vijoi deri kur personi i huaj nisi t’i shkruante sërish, e ashtu si ai/ajo nisën ta kontaktonin edhe persona të tjerë me të njëjtin pretendim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prindërit e saj, që kishin shkuar te doktori Cline për dhurues sperme, i kishin thënë se nuk e kishin idenë se kush ishte ofruesi i spermës. Testet e ADN-së konfirmuan më pas të paktën 48 fëmijë që kishin për baba doktorin Cline.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?