Doni të porosisni? Në këtë restorant duhet të peshoheni

Iniciativa e një restoranti në Kinë, është që klientët të peshohen para se të porosisin për të ngrënë. Ndodhia ka ndodhur në qytetin Changsha. Restoranti në fjalë filloi t’i kërkonte klientëve të peshoheshin para se të uleshin në tavolinë dhe më pas të dërgonin të dhënat në një aplikacion.

Në bazë të parametrave, aplikacioni i restorantit sugjeronte disa menu, të përshtatshme për masën trupore të secilit dhe me sasi të reduktuara sipas rastit, që do të konsumoheshin pa lënë gjë në pjatë.

Arsyeja nuk është vetëm për të mbajtur në ditë qytetarët e metropolit, por veçanërisht për një objektiv komplet ndryshe, për mos të lënë pjatat bosh. Presidenti Xi Jinping ka përshkruar sasinë e hedhur nga restorantet çdo ditë si “shokuese dhe shqetësuese”, duke marrë parasysh edhe rritjen e çmimeve të ushqimit në tregjet ndërkombëtare në një kohë pandemie.

Videot e klientëve të befasuar nga nisma e veçantë bënë xhiron e rrjeteve sociale, duke tërhequr vëmendjen e shumë kritikëve që nënvizonin se një moment relaksi shndërrohej aty në një lloj burgu, ose të paktën në një mensë ku përtej shijeve gjykoheshin edhe kilet e tepërta të secilit.

SHKARKO APP