Dorëheqjet britanike ndër vite – Nga Thatcher e Blair, te Cameron e May

“Unë shumë shpejt do ta lë detyrën që ka qenë nderi i jetës sime që të mbaj. Jam femra e dytë kryeministre, por pa diskutim jo e fundit”-deklaroi Theresa May përpara mediave.

Dorëheqja e saj ndërkohë nuk është e para dhe nuk ka për të qenë as e fundit. Shohim disa prej tyre, duke filluar me ndoshta  më të famshmen, Margareth Thatcher, zonjën e hekurt. Ajo u bë kryeministrja e parë femër e Britanisë duke rrëzuar madje edhe parashikimin e asaj vetë, se asnjë grua nuk do ta mbante ndonjëherë atë post. Thatcher u bë kryeministrja britanike më jetëgjatë në më shumë se 1 shekull, duke përqafuar kapitalizmin e tregut të lirë si ilaçin për të shëruar ekonominë e vendit. Në fund të vitit 1990, një prej njerëzve më të besuar të saj, anëtar i kabinetit e la në baltë, gjë për të cilën më vonë ajo tha se ishte tradhti.

“Ne po lëmë Downing Street për herë të fundit pas 11 vitesh e gjysmë dhe viteve të mrekullueshme, si dhe jemi shumë të lumtur që po e lëmë Mbretërinë e Bashkuar në një gjendje shumë më të mirë se ç`ishte kur ne e gjetëm”-tha zonja e hekurt në fjalimin e dorëheqjes, duke derdhur edhe lotët që u kthyen në simbol të brishtësisë njerëzore, mbrapa perdes.  Edhe pasardhësi i Thatcher, John Major, i cili shërbeu mes viteve 1990—1997 është detyruar të japë dorëheqjen nga kryesimi i partisë, pasi humbi zgjedhjet përballë Tony Blair. Qeverisja e tij do të mbahet mend për ndarjen e madhe me Europën dhe sidomos tërheqjen nga paraardhësi i monedhës së përbashkët.

“Kur perdet bien është koha që të dalësh nga skena”-tha Major në fjalimin e dorëheqjes së tij. Më 1997, Tony Blair u bë Kryeministri më i ri i Britanisë që prej vitit 1812. Ai do të mbahet mend për revolucionarizimin që i bëri imazhit të Britanisë. Qeverisja e tij do të mbahet mend edhe për një bum ekonomik të vendit, ndërkohë që është përballur edhe me shumë vështirësi, duke filluar me bombardimet në Beograd, rrjedhojë e luftës së Kosovës. Pika më e ulët e Blair u arrit gjatë ndërhyrjes në Irak.

Gjatë fotos së fundit në Downing Street do të mbahet mend gjatë fraza e gruas së tij, Cherie Blair për gazetarët. “Mirupafshim. Nuk besoj se do të na mungoni”. David Cameron ndërkohë, paraardhësi i Theresa May, dha dorëheqjen disa javë pasi humbi referendumin për daljen e Britanisë nga unioni. Cameron qëndroi për 6 vite në pushtet.

/SCAN

SHKARKO APP