Dorezat s’të mbrojnë nëse nuk lan duart! Infermierja në SHBA tregon si përhapet koronavirusi dhe kur mbrohesh

Të mbash doreza nuk parandalon përhapjen e koronavirusit , nëse nuk lani duart pas çdo gjëje që prekni. Përmes një video, një infermiere në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka treguar se sa lehtësisht mund të përhapet koronavirusi dhe e gjithë kjo lindi pasi pa me qindra njerëz që mendonin se mbajtja e dorezave do i mbronte ata, ndërkohë që bënin shumë veprime të tjera të gabuara që po rrezikonin infektimin e tyre.

Infermierja Molly Lixey ilustron se si dorezat nuk të mbrojnë dhe nuk vlejnë për asgjë nëse nuk tregon kujdes dhe lan duart. Duket ilustruar virusin me një bojë të errët, ajo tregon se si përhapet ai në të gjithë trupin dhe fytyrën edhe pse njerëzit mbajë doreza gjatë prekjes së objekteve të ndryshme.

Dua të tregoj me anë të bojës se si përhapet virusi. Tmerrohem kur mendoj se njerëzit ndihen të sigurt sepse kanë veshur një palë doreza dhe nuk i shkon në mendje se edhe me doreza mund të dëmtojnë veten apo të tjerët. Me doreza prekim letra higjienike dhe gjithçka tjetër në supermarket. Më pas prekim celularin për një shkruar një mesazh apo për të bërë një telefonatë. E di që njerëzit kanë frikë dhe do të bënin gjithçka për të mbrojtur veten, por duhet të dinë të mbrohen siç duhet. Nuk ka kuptim të veshësh doreza nëse nuk lan duart sa herë që prek diçka”, shpjegon infermierja në video.

Rezultati përfundimtar tregon se sa shpejt mund të përhapet virusi edhe nëse dorezat janë të veshura dhe në fund pasi njerëzit heqin dorezat mendojnë se kanë larguar dhe koronavirusin, por në fakt e kanë përhapur në gjithë fytyrën dhe trupin e tyre.

SHKARKO APP