DPT bën bilancin javor/ Vazhdojnë shkeljet e legjislacionit – Në 497 kontrolle, konstatohen 87 shkelje tatimore

Sipas njoftimit të Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve, në bilancin javor të realizuar për periudhën e 27 shkurt – 04 mars, në 497 kontrollet e ushtruara janë konstatuar 87 shkelje të legjislacionit tatimor.

Gjithashtu DPT bën me dije se nga këto raste të shkeljes së legjislacionit tatimor:

  • Konstatohen 3 subjekte të paregjistruara;
  • 7 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë)
  • 7 tatimpagues me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 3 subjekte “biznes i vogël” dhe  4 subjekte “biznes i madh”.
  • 5 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 3 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
  • 30 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

SCAN

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?