Drejt Europës me syze jeshile…

Nga Zef Preçi –
Dikur, ne kohen e qoftelargut, kooperativat dhe ndermarrjet bujqesore kishin veshtiresi te medha per te siguruar bazen ushqimore te blegtorise, kryesisht te ushqimeve jeshile te njohura si foragjere… Per rrjedhoje nuk arriheshin objektivat per sa i takon rendimentit ditor te prodhimit te qumeshtit per cdo lope… Ne kushte krize, dikush propozoi qe kjo situate mund te kapercehet duke ju vendosur lopeve syze me xhama jeshile… Rezultati merret me mend lehte dhe dihet fati i ekonomise se centralizuar…
Keshtu po ndodh edhe me ligjet “Anti-Shpifje”… Permes ketyre drafteve qe ndryshojne cdo dite per te thene te njejten gje ne nje forme tjeter, pavaresisht krizes humanitare qe solli termeti i 26 Nentorit 2019, Kryeministri Rama po kujdeset qe ne grazhdin informativ te shqiptareve, pervec kasetave te shpifura te partive politike qe percillen ne median audio-vizuale si dikur, t’u hidhet vetem ushqim i zgjedhur – “foragjere politike”, me ngjyre jeshile bio… Keshtu si rezultat mos u cuditni qe rrenojat e termetit te fundit te percillen si mbetje antike te Mesjetes se hershme, ndersa qytetaret fatkeqe te mbetur jashte si fantazma te banoreve te asaj kohe.
Ne fakt, nje lufte e ashper tregjesh po zhvillohet dhe marrja nen kontrollin e oligarkeve mediatike te portaleve sebashku me informacionin, dizinformacionin, reklamat, ndikimin mbi opinionin publik… Dmth edhe ai minimum pluralizmi ne mas-median tradicionale rrezikon te shuhet dalengadale… E keshtu me miratimin e ketyre ligjeve edhe shqiptaret, te lumtur ne Shqiperine socialiste, do te vene kolektivisht syze jeshile për Shqiperine qe i rrethon: vendin e Shqiperise reale do ta zeje Shqiperia virtuale e prodhuar nga kasetat e derisotme dhe mbyllja e gojes me ligj e mas-medias elektronike…
Europa? Po i afrohemi duke u larguar prej saj, ashtu sic thuhej dikur se paqa forcohet duke u armatosur…

SHKARKO APP