Drerët “zëvendësojnë” njerëzit, ja si “pushtojnë” rrugët e boshatisura të Londrës (FOTOT)
Heshtja e rrugëve të zbrazura nga njerëzit ka ‘zbutur’ kafshët me sa duket dhe kjo është konstatuar në Londër.
Teksa qytetarët qëndrojnë të vetëizoluar nga frika e përhapjes së pandemisë së koronavirusit, për kafshët duket se është momenti të shijojnë rrugët e bukura të Londrë, shkruan The Sun.
Në pjesën lindore të qytetit, janë fotografuar një grup i madh me drerë të cilët “shëtisnin” në lagje dhe shijonin rrugët e qeta pa këmbësorë.
Banorët e lagjes i kanë vënë re drerët nga dritarët e tyre dhe i kanë fotografuar, por nuk kanë dalë nga shtëpitë e tyre pasi nuk lejohet. Në Harold Hill, zona ku janë parë drerët, është diçka normale që herë pas herë të shfaqet një i tillë, por jo kaq shumë së bashku. Vendasit kanë treguar se kjo gjë është bërë e përditshme tashmë, pasi rrugët bosh, të qeta dhe plot gjelbërim, duken një habitat mjaft i mirë për këto kafshë.
“Kam hasur rreth 20 prej tyre vetëm duke u shtrirë rreth e përqark.Ishte një mënyrë e bukur për të nisur ditën.Ishte hera e parë që i shikoja dhe u mrekullova.Kjo më duket se është e vetmja gjë pozitive në këtë periudhë” thotë Dean Zetter, 50 vjeç, i cili tregon se ka parë rreth 20 drerët të ulur në bar.