Dritan Kaba: Nëse do të kishim një shtet normal…

Nga Dritan Kaba

NËSE DO KISHIM NJË SHTET NORMAL…
Nëse do ishte një shtet normal, sot Ne do kishim shumë me pak viktima! Të paktën tre nga godinat e rrëzuara ishin shënjuar si të pabanueshme!!!
Kush mban përgjegjësi për këtë?
Një i papërgjegjshëm që del vetëm mban llogje e nuk bën asnjë pune. Nuk mban asnjë përgjegjësi, por vetëm aktron. Paaftësia tek ky kryeministër është ulëritëse, kjo ndërlidhet me padijen e plotë se si funksion një shtet normal dhe bëhet vrastare për shtetasit kur bashkohet me arrogancën e një ekipi “aktorësh” të shpifur.
Per këtë qeveri çdo gjë është lojë me kamera, edhe jetët e njerëzve të tilla janë për ta, ndaj Emergjencat Civile ishin me të varfëra dhe më pak të pajisura sa shtëpia me normale në fshat! Edhe ata kanë më shumë vegla në dispozicion!!!
Sa me gjatë këta të papërgjegjshëm në pushtet aq më shumë jetë shqiptarësh do humbën me pa të drejtë dhe për pasojë e një qeverisjeje sa të paaftë, aq është kriminale!
P.S. kush thotë nuk është koha për politikë a ku e di une se çfarë idiotësish të këtij lloji është në rastin më të mirë i mbytyr nga propaganda boshe, ne rastin e keq një rilindas bashkepunëtor me këtë vrasje të paralajmëruar që ndodhi të paktën ne tre godina në Durrës dhe Thumanë.

SHKARKO APP