Drithëron me vargjet aktori Çun Lajçi: Kur dridhesh ti, Ne s’bajmë gjumë Shqipni…

Aktori Çun Lajçi që njihet dhe për krijimtarinë e tij, si poet ka përplotur sot rrjetin me një poezi për tërmetin. Ai shkruan se kur dridhet Shqipëria Kosova nuk mund të flejë gjumë. “Se tutemi po vdes, E rrajë jetimash mbesim, Të duem edhe kur vërshohesh”, shton Lajçi në poezinë e tij.

Vargjet nga Çun Lajçi

Shqipnisë sime t’luhatun

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur dridhesh ti

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne s’bajmë gjumë Shqipni

Se tutemi po vdes

E rrajë jetimash mbesim

Të duem edhe kur vërshohesh

Ujnash

Edhe kur digjesh

Zjarresh

Edhe kur mallkohesh nesh

Kur luhatesh

Dridhesh e përkundesh

Tërmetesh

Si zogj t’futemi n’gji

E lutemi

Vetëm ti t’mos vdes

Ne

S’bajmë gjumë kur ti dridhesh

Se veç Ty t’kemi Shqipni

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?