“Dua të kthehem në Shqipëri”, 33 vjeçari niset me biçikletë nga Italia

“Dua të kthehem në Shqipëri”. Këto ishin fjalët e një 33-vjeçari i cili u ndalua dje nga një patrullë e policisë italiane ndërsa pedalonte biçikletën e tij, përgjatë autostradës A27: një skenë në prag të surreales që nuk ka kaluar pa u vënë re nga shoferët e mjeteve që njoftuan policinë.

Ai rrezikohej seriozisht prej trafikut të makinave në autostradë dhe ndërhyrja në kohën e duhur shmangi një tragjedi të mundshme.

Autor i këtij veprimi të çmendur është një shqiptar 33-vjeçar, me banim në Marca, i cili ishte shtruar në spital në Ca ‘Foncello për shkak se vuante nga problemet me ankthin shkaktuar prej izolimit të gjatë.

Ai ende mbante në kyçin e dorës, byzylykun e spitalit me emrin dhe datën dhe shtrimit në spital.

Burri mori biçikletën e tij i pa pajisur me doreza dhe maskë, të cilat janë gjithashtu të detyrueshme për çdo lloj lëvizje dhe u drejtua drejt daljes së autostradës Treviso Nord, në San Sisto di Villorba.

Pas njoftimit prej shoferave në autostradë, një ambulancë është dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa një patrullë e nga policia e autostradës arriti tek ai në pak minuta.

33-vjeçari ishte në gjendje psikologjike të rëndë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur një gjobë shumë të lartë: 42 euro për hyrje të paligjshme në autostradë (biçikletat nuk lejohen) dhe 533.33 euro për mosrespektim të dekretit  të lëshuar nga qeveria për të parandaluar përhapjen e Koronavirus.

I pyetur nga policët për arsyet që e kishin nxitur të dilte me biçikletë në autostradë, burri u përgjigj se ishte i rraskapitur dhe se dëshironte të kthehej në vendin e tij të origjinës, Shqipëri.

/abcnews.al

SHKARKO APP