Duart tuaja ndryshojnë ngjyrë nga i ftohti? Mund të jetë shenjë e një sëmundje të rëndë

Nëse dalim jashtë në dimër pa dorashka, me siguri do t’i shohim gishtat tanë të bardhë. Ky është vetëm reagimi normal i trupit tonë ndaj temperaturave të ftohta dhe duart tona do të kthehen përsëri në normale, pasi t’i ngrohemi. Sidoqoftë, për disa njerëz këto simptoma mund të jenë shenja e një gjendje më serioze, të quajtur sëmundja Raynaud, e cila mund të jetë e dëmshme për shëndetin.

Çfarë është sëmundja e Raynaud

Kur shfaqet sëmundja e Raynaud, arteriet që furnizojnë gjak në lëkurën tuaj ngushtohen për shkak të temperaturave të ftohta ose stresit emocional. Kjo, nga ana tjetër, bën që duart, gishtat e këmbëve dhe ndonjëherë pjesët e tjera të trupit të kthehen të bardha dhe / ose blu dhe të ndjehen të mpirë. Pastaj ato kthehen të kuqe kur fluksi i gjakut kthehet. Ky proces mund të shoqërohet edhe me dhimbje. Simptomat zakonisht zgjasin vetëm disa sekonda ose minuta, por ato mund edhe të zgjasin deri në disa orë në raste të rënda.

Shkaqet e sëmundjes Raynaud

Ekzistojnë 2 lloje të Raynaud-it – parësore (sëmundja Raynaud) dhe sekondare (sindromi Raynaud).

Shkaku i Raynaud-it parësor nuk dihet. Është normale që enët e gjakut që janë afër lëkurës suaj të tkurren kur të ftohet. Por kur njerëzit kanë sëmundjen e Raynaud, enët e gjakut tkurren më shumë dhe më shpejt se normalisht. Sidoqoftë, është më e butë dhe më e zakonshme se sindroma Raynaud dhe shpesh nuk ka nevojë për ndonjë trajtim.

Nga ana tjetër, Raynaud (sindroma Raynaud) ndodh për shkak të një gjendje themelore ose një faktori tjetër. Është më pak e zakonshme se sëmundja e Raynaud, por mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, si plagët e lëkurës dhe gangrenat. Për këtë lloj, ndonjëherë nevojiten medikamente ose kirurgji.

Disa shkaqe të sindromës Raynaud janë:

-Sëmundjet dhe kushtet që dëmtojnë arteriet ose nervat që kontrollojnë arteriet në duar dhe këmbë (p.sh. artriti reumatoid dhe arterioskleroza)

-Veprime të përsëritura që dëmtojnë arteriet ose nervat që kontrollojnë arteriet (p.sh. shtypja ose luajtja e pianos për periudha të gjata kohore)

-Mjekësi që ngushton arteriet

-Ekspozimi ndaj kimikateve të caktuara (psh. Nikotina)

-Lëndime në duar ose këmbë

Simptomat e sëmundjes Raynaud

Sindroma e Raynaud zakonisht prek gishtërinjtë e këmbës dhe të duarëve, por mund të prekë edhe pjesët e tjera të trupit, si hunda, veshët, buzët dhe thithkat.

Për shkak të temperaturave të ftohta ose stresit emocional, arteriet mund të ngushtohen dhe zvogëlojnë ose ndërpresin furnizimin me gjak në zona të caktuara. Disa simptoma janë:

– Gishtërinjtë  kthehen të bardhë dhe më pas blu

– Ndjejnë të ftohtin, mpihen dhe mund të dhembin

– Bëhen të kuq kur kthehet fluksi i gjakut

Si mund të parandaloni një episod të Raynaud

Për të parandaluar një sulm të sëmundjes Raynaud, përpiquni të:

-Shmangni temperaturat e ftohta dhe vishni rroba të ngrohta, veçanërisht në duar dhe këmbë

– Bëni ushtrime rregullisht, ndihmon në përmirësimin e qarkullimit

-Kufizoni përdorimin tuaj të kafeinës dhe alkoolit

-Shmangni presionin e tepërt në majë të gishtave

-Ndaloni pirjen e duhanit

-Shmangni stresin emocional dhe mësoni ta menaxhoni atë

/Ora News

 

SHKARKO APP