Duartrokitje për Arsenin dhe gazetarët e terrenit!

Nga Roland Qafoku

Unë sot dua të duartrokas fort për gazetarët e terrenit. Janë ata që po tregojnë se çfarë është gazetaria e vërtetë, jo ajo e kolltukut, kondicionerit dhe “pambukut”. As e studiove ku krekosen të vetëquajtur gazetarë të mëdhenj. Por për gazetarinë që rrezikojnë jetën për të informuar të gjithë, madje edhe ata që i shajnë, që i përçmojnë por që të gjithë ua kanë nevojën. Lista e tyre nuk është e shkurtër dhe pavarësisht dëshirës, kam frikë se nuk do ti vendosja dot të gjithë. Por për një prej tyre do t’ia përmend. Quhet Arsen Rusta dhe për mua ka qenë më i spikaturi këto ditë. Me maskë në fytyre dhe mikrofonin në dorë Arseni ka raportuar kudo, në autobus, në gjykatë, në spital, në rrugë duke qenë i ekspozuar nga Covid 19 por më shumë duke ndikuar në sensibilizimin e situatës. Dhe nëse i përmbahemi asaj që kjo është situatë lufte, Arseni me te gjithë gazetarët e tjerë të terrenit janë gazetarë lufte. Një duartrokitje e fortë për Arsenin dhe të gjithë gazetarët e terrenit! Mirënjohje për ju!

SHKARKO APP