Dvetingu i Dvoranit

Nga Oerd Bylykbashi –

Dvorani eshte gjyqtari i Gjykates se Larte me mandatin me te gjate, rekord. Ai ka 14 vite e gjysem antar i Gjykates se Larte edhe pse Kushtetuta e 1998 si dhe ajo e rremujeformuara e 2016, percaktojne se mandati eshte vetem 9 vite.

Besnik Muci eshte antari me mandatin me te shkurter ne Gjykaten Kushtetuese. Vetem 36 dite edhe pse mandatin me Kushtetute duhej ta kishte plot 9 vite.‎

Pra Kushtetuta nuk vlen per Dvoranin. Madje per Dvoranin nuk vlen as vendimi i Gjykates Kushtetuese. Me 27 korrik 2016 kur ai kishte me shume se 11 vite ne detyre, Gjykata Kushtetuese vendosi qe ta shkarkoje Dvoranin nga antar te Gjykates se Larte sepse e kishte me shume se dy vjet qe i kishte kaluar afati 9-vjecar i mandatit. ‎Edhe pse ky vendim eshte suprem, ai u hodh ne kosh qe Dvorani te sherbeje ne majat e Drejtesise.

Por prisni, ka me shume se kaq. Para Dvoranit bien jo vetem nenet e ligjit, te Kushtetutes, parimet e saj, por edhe maksima themelore e Drejtesise: “Ligji eshte i barabarte per te gjithe”. Per Dvoranin ligji eshte me i barabarte se per te tjeret.

Edhe Dvorani edhe Muci e kaluan me sukses shkallen e pare te vetingut. Dvoranit seç i dolen 100 milion leke te vjetra te padeklaruara‎ dhe vetingu i shkalles se pare ia quajti harrese dhe ia fali. Dvorani duhej per me tej. Muci kishte deklaruar 19 milion leke te vjetra si borxh nga familiaret dhe vetingu ne shkalle te pare ia quajti te rregullt. Muci ende nuk ishte gjyqtar kushtetues.

‎Po per Mucin qe i doli Rames nga skema sepse e emeroi Presidenti gjyqtar kushtetues, vetingu funksionoi. Ndersa per Dvoranin qe i duhet Rames sepse eshte gjyqtar i larte dhe kryetar i KED, nuk ka veting por dveting.

Besnik Mucit ia ankimuan vendimin e shkalles se pare te vetingut dhe shkalla e dyte e vetingut e shkarkoi sepse nuk ia quajten te ligjshme huane e familjareve per 19 milione leke te vjetra.

Dvoranit nuk ia ankimoi ‎askush vendimin qe i fali “harresen” e 100 milion lekeve. Nuk ia ankimoi as Komisioneri Publik qe i ankimoi Mucit 19 milionet, por nuk ia akimuan as gardianet e huaj te ONM qe si rregull duhet te mbikqyrin si shqiponja se mos rreshqet ndonje i korruptuar.

Dhe ja, kur i duhet partise, vetingu eshte si ato getat elastike qe hapen sipas mases se trupit, sado shemtuar te duket.

Porsi Skenderbeu me sulmet e turqve, Dvorani ka kapercyer ne menyre epike cdo sulm qe i ka bere Kushtetuta, ligji apo Gjykata Kushtetuese‎. Ndaj e kam thene here tjeter, duhet qe ta perfshijme me nen te vecante ne Kushtetute dhe, mundesisht, Banka e Shqiperise te nxjerre nje kartmonedhe me profilin e tij, si Skenderbeu.

SHKARKO APP