Dy politikanë pro-rusë të opozitës në Mal të Zi apelojnë dënimet për puç

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë të Malit të Zi, avokatët kanë nisur apel për dy liderët pro-rusë të opozitës, Millan Knezhevic dhe Andrija Mandic, të cilët janë dënuar me nga pesë vjet burgim për tentativat e dështuara për puç.

Avokatët e pjesëtarëve të partisë opozitare, Fronti Demokratik, kanë kërkuar rigjykim për klientët e tyre. Ata kanë thënë se akuzat kundër Knezhevicit dhe Mandicit kanë qenë të motivuara politikisht.

Të dy liderët kanë qenë në mesin e 14 personave të tjerë të dënuar në muajin maj me akuzat për terrorizëm, në kuadër të tentimeve të tyre për puç më 2016, në mënyrë që të pamundësojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Megjithatë, ky shtet i është bashkuar NATO-s në qershor të vitit 2017, pavarësisht kundërshtimit të Rusisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?