Dylgjeri: Rama IK! Himni që çoi peshë publikun (VIDEO)
Përmes një postimi në facebook, teksa ka shpërndarë një video nga stadiumi ”Air Albania”, Ylli Dylgjeri thotë se fjalët ”Rama Ik”, ishte himni që çoi në peshë publikun. ”Dje nuk thirri vetëm tifozi shqiptar apo kosovar, aty dje thërriti një popull, një komb, me punë e pa punë, me parti e pa parti, biznesmen e ngrënës farash. Aty dje thërriti shpirti i coptuar i një kombi të mashtruar në vite. Rama IK”.
Postimi i plotë
Rama ik! Ndeshje Futbolli? Jo! REVOLTË.
Dje pamë një stadium të ri në ekstazë që thërriste: Rama Ik! Dje më shumë se gjithçka tjetër do të mbahet mënd nga i madh e i vogël kjo thirrje… edhe pse i Ikuri e largoi tinëzisht djalin nga stadiumi. Dje u harruar stadiumi i ri, dje u harrua emri, dje u harrua humbja, dje u harrua edhe çmimi i biletës.
Dje u thirr në korr vetëm: Rama ik! Këto dy fjalë dolën nga shpirti: Rama ik! Ky ishte hymni që çoi peshë publikun. Ky ishte flamuri parrullë që ndezi edhe njëherë dritat e shpresës dhe struku në kolltukun e tribunës Kryeministrin e rrëzuar. Dje Kryeministri e mbuloi fytyrën. Dje thirrja “Rama ik” i ktheu të gjitha tribunat e stadiumit në një Tribunal gjykimi dhe tribunën e Kryeministrit në një “karrike elektrike” akuze.
Dje nuk thirri vetëm tifozi shqiptar apo kosovar, aty dje thërriti një popull, një komb, me punë e pa punë, me parti e pa parti, biznesmen e ngrënës farash. Aty dje thërriti shpirti i coptuar i një kombi të mashtruar në vite. Rama ik!