E-albania me shërbim te ri – Nga sot, dokumentat me vlerë ligjore i siguroni edhe online

Portali Qeveritar E-albania ka njoftuar se nisur nga dita e sotme dokumentet me vlerë ligjore mund të sigurohen edhe online nga të interesuarit.

Sipas njoftimit, nëpërmjet këtij shërbimi elektronik, titullari i licencës/lejes mund të tërheqë titullin e licencës/lejes me vulë elektronike nëpërmjet portalit e-Albania, bazuar ne ligjin përkatës dhe pa asnje kosto.

Dokumentacioni i nevojshëm për dokumentat në fjalë është numri unik i identifikimit të Subjektit: NUIS/NIPT, i nevojshëm për t’u identifikuar si biznes në portalin e-Albania.

E-albania shpjegon hapat e procedurës që duhet ndjekur si më poshtë

– Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;

– Zgjidhni shërbimin “Lëshimi i titullit të licencës/lejes me vulë elektronike”

– Klikoni butonin “Përdor”

– Konfirmoni numrin e licencës ose lejes për të cilin kërkoni të shkarkoni titullin e licencës/lejes me vulë elektronike

– Shtypni butonin “Shkarko dokumentin e vulosur”

– Dokumenti i kërkuar do t’ju shkarkohet menjëherë i vulosur elektronikisht.

Sipas njoftimit, dokumentin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira që keni në portalin e-Albania.

E-albania njofton se shërbimi merrey menjëherë dhe vlefshmëria e titullit të licencës/lejes me vulë elektronike është e njejtë me vlefshmërinë e përcaktuar në titullin e licencës/lejes.

SHKARKO APP