E bija e ish-Presidentit Rrugova me pasuri marramendëse, ja çfarë zotëron deputetja

Vajza e Presidentit, Ibrahim Rugovës ka pasuri marramendëse.

Vetëm shtëpia që ajo ka në pronësi të përbashkët vlen 1 milionë e 500 mijë euro. Familja Rugova kanë edhe një banesë në vlerë 68 mijë euro.

Në deklarimin e pasurisë, deputetja Teuta Rugova ka deklaruar së ka në bashkëpronësi shtëpinë që e ka trashëguar nga prindërit e saj që vlen më shumë se 1 milion euro, dhe banesën në të cilën jeton vlera e së cilët është më shumë se 68 mijë euro.

Si pasuri të luajtshme, ajo ka deklaruar një veturë që vlen 20 mijë euro, e që thotë se është blerë me kursime dhe se i takon familjes së saj.

Teuta ka edhe borxhe gjithashtu. Vlera e kredisë që ajo ka marrë për qëllime personale është tetë mijë euro.

Të hyrat vjetorë të saj sillen rreth 19 mijë euro, të cilat i merr si deputete.

Ajo e ka deklaruar edhe një pension prej 400 euro që Lidhja Demokratike e Kosovës i’a jep nënës së saj, Fana Rugovës, dhe 2 mijë e 100 euro të tjera që ajo i merr nga Presidenca.

SHKARKO APP