E dhimbshme në Bulqizë, minatori humb jetën nga Covid-i dhe lë jetimë 3 fëmijë, amaneti i tij: Mos m’i lini rrugëve!
Emisioni “ Shqiptarët për shqiptarët” rikthyen në vëmendje këtë të premte historinë e katër jetimëve të Bulqizës. “Amanet fëmijët, kujdesu për djalin, këto ishin fjalët e fundit te minatorit Arben Skuka qe i tha bashkëshortes, përpara se të ndërronte jetë nga virusi Sars Cov 2 në spital”. Gazetari i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Ferit Lika, takoi tre fëmijët jetimë të minatorit të cilët sot kërkojnë ndihmën e shqiptarëve që jeta e tyre të mos varet vetëm nga mbledhja e gurëve të kromit. 35 vjeçari nga Bulqiza, pësoi 3 aksidente në miniere, dy herë u dërgua urgjent me helikopter në Tiranë.
Të gjithë aksidenteve në punë u mbijetoi, por i lënduar fizikisht e shpirtërisht, ai ndërroi jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” nga COVID 19, tre muaj më parë, duke lënë pas 3 fëmijë jetim. Fëmijët Brunilda, Larisa dhe Klevis, janë të trishtuar, për babain e tyre, i cili u përpoq me çdo mënyrë për t’i rritur e ushqyer ato, por në fund nuk ia doli dot më, Zoti e mori pranë vetes. Çdo gur i kësaj miniere atyre u kujton babain.
Për Burbuqen, nënën e fëmijëve jeta sa vjen e bëhet edhe më e vështirë, përveç dhimbjes për humbjen e bashkëshortit, asaj i duhet të mbledhë krom për t’u siguruar ushqim fëmijëve.
“Njëherë e kapi vagoni pati plagë të rënda, njëherë i ra në shpatull u dëmtua prapë ishte me paterica, në gusht ai e hoqi patericat donte të punonte, u rikthye ne galeri, punoi vetëm 5 dite, tha nuk e lëviz dot vagonin, donte të mbante fëmijët me bukë, ne jemi me qira. Nuk e përballonte dot, u bë kamerier, i ra covidi e çova ne spital. Nuk e përballoi dot më ka lënë jetimë fëmijët, ishte tronditje e madhe. Ishte bashkëshort i shkëlqyer, por e përplasi jeta, u lëndua në galeri, i erdhi jeta ters gjithmonë me përplasje, na i mori Zoti 35 vjeç, në 17 mars kishte ditëlindjen, ishte një tmerr fëmijët kërkonin babain e tyre. Ishte një tmerr që ai nuk ishte mes nesh, ai i merrte fëmijët e festonim gjithmonë, zbukuronte edhe shtëpinë për fëmijët”, thotë gruaja Burbuqe Skuka. Fëmijët janë te trishtuar, per babain e tyre, i cili u përpoq me çdo mënyre per ti rritur e ushqyer ato, por ne fund nuk ia doli dot me, Zoti e mori pranë vetes. Cdo gur i kësaj miniere atyre u kujton babain.
“Na mungon shumë, më kujtohet shumë shpesh”, thotë Brunilda.
Për Burbuqen jeta sa vjen e behet edhe me e vështire, përveç dhimbjes per humbjen e bashkëshortit, asaj i duhet te punoje për t’u siguruar ushqim fëmijëve. “ Jeta më përplasi në errësirë, kur më tha mjeku në Tiranë që burri të ka lënë, kam thënë ma merr jetën o Zot, unë jetoj për këta fëmije, mos të vuajnë, tu jap një kore bukë.Puna që Burbuqja bën për mbledhjen e kromit, nuk i siguron më shumë se 200 mijë leke të vjetra në muaj, që nuk i dalin as për qiranë. Ndërkohë që fëmijët herë detyrohet t’i lërë vetëm në shtëpi herë t’i marrë me vete.
“Zgjohem në 5.30 në 18.00 vij në shtëpi është punë e rëndë, për 3 mijë ose 5 mijë lekë të vjetra në ditë, edhe fadroma mund të na zeje mua dhe fëmijët. Ka shumë raste që jam vrarë, para një muaji më ra kromi tek dora, dola të punoja sot vij për të nxjerrë 2 mijë ose 5 mijë lekë. Kjo punë nga halli bëhet, fëmijët ti lësh vetem në shtëpi, kur i shikoj falënderoj Zotin”, thotë ajo. Keto jane tre femijet e minatorit, qe sot kërkojnë ndihmën e shqiptareve, qe jeta e tyre te mos varet nga mbledhja e këtyre gureve te kromit.“I lutem emisionit një shtëpi të jetoj me fëmijët mos t’i lë në rrugë të madhe” është thirrja e Burbuqes. Pasi klipi u transmetua në studion e shqiptarëve dy javë më parë vërshuan donacionet veçanërisht nga diaspora.