E frikshme! Kjo video tregon se si koronavirusi përhapet dhe infekton njerëzit në supermarket

Shkencëtarët kanë përgatitur një video tronditëse që tregon se si pikat vdekjeprurëse të koronavirusit mund të përhapen nëpër raftet e supermarketi dhe të infektojnë blerësit.

Ekspertët nga Universiteti Aalto në Finlandë e kanë publikuar këtë video në mënyrë që blerësit të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e përhapjes së kësaj sëmundje vdekjeprurëse.

‘Dikush i infektuar nga koronavirusi, mund të kollitet dhe lë pas grimcat e vogla aerosoli që mbajnë koronavirusin. Këto grimca më pas mund të përfundojnë në traktin respirator të njerëzve të tjerë”, thotë Asistent Profesor i Universitetit Aalto, Ville Vuorinen.

Videoja alarmante përcjell  lajmin shqetësues që njereëzit mund të kalojnë infeksionin tek njëri-tjetri, edhe nëse janë gjashtë metra larg.

Gjatë videos studiuesit shprehen:

“Rezultatet paraprake tregojnë se grimcat e aerosolit që mbartin virusin mund të qëndrojnë në ajër më gjatë sesa mendohej fillimisht, kështu që është e rëndësishme të shmangni hapësirat e mbyllura publike. Kjo gjithashtu zvogëlon rrezikun e infeksionit nga spërklat, e cila mbetet rruga kryesore e transmetimit të koronavirusit”.

 “Nëse ju duhet të shkoni, atëherë shkoni sa më rrallë që të jetë e mundur. Dhe qëndroni atje sa më pak të jetë e mundur”, tha për BBC profesori Ville Vuorinen nga Universiteti Aalto në Finlandë.

SHKARKO APP