E krahasoi me presidentin, Bes Kallaku- Spiropalit: Lele kaçurrele

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku i është pëgjigjur krahasimit që zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali i bëri atij me presidentin Ilir Meta.

Në reagimin e tij, Kallaku tha se nuk kishte reaguar më parë pasi ishte duke lexuar një libër për Skëndërbeun, duke ironizuar krahasimin e saj për kryeministrin Edi Rama.  “Lele kaçurrele ti… M’falni për vonesën por po lexoja “Historia de vita et Gestis Scanderbegi” edhe nuk kisha qasje në rrjet. Besi osht i Ijes, Gjini osht i Portokallisë. Flm shumë. Edhe përveç “gazit” mos harrojmë edhe Erion Isain,”-shkruan Kallaku.

Ditën e djeshme, ministrja Elisa Spiropali ironizoi deklaratën e presidentit Meta kur thoshte se e kishte gjetur konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar.

SHKARKO APP