E nderuar Zonja Arta Vorpsi, bëj një kopje të noterizuar për Agron Llakajn

Nga Naim Noka –
Çfarë fati i zymtë për Kushtetuten tonë.

Betimi tek noteri i kandidates si anëtare e Gjykatës Kushtetutese e kthen Shqipërinë në një vend qesharak, as në ditet më të errëta të diktaturës komuniste nuk ka ndodhur keshtu. Unë nuk jam jurist por tallje më të madhe, nuk mund ti bëhet as Kushtetutës , as drejtesisë dhe as shqiptarëve që paskan patur fatin më të zi në Ballkan. Ketu tek ne duket se nuk do të mbarojë teatri absurd. Gjithcka është kthyer në qesharake, dhe po përjetojmë pasojat eksperimentale të 70 e kusur viteve diktaturë dhe tranzicion.

Me aktin noterial kandidatja Arta Vorpsi do të jetë ligjërisht dhe moralisht garante e Kushtetutës sepse ka firmosur deklaratë tek Noterja Znj. Miranda F.Xhemalçe një copë leter se do të mbrojë Kushtetutën e Shqiperisë. Nen udheheqjen e Partisë po ndertojmë Drejtësinë e Re Popullore.

Neni 129 i Kushtetutës është i qartë: “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.”

Ta poshtërosh Kushtetutën me deklaratë tek noteri sikur ke dhënë hua apo marrë hua dhe po bën “njësimin me origjinaliin” kjo të mundëson ligjërisht humor tallava me Kushtetutën dhe detyrën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Prandaj një kopje të deklarates e ruan noterja Xhemalçe, një e merr e nderuara znj. Arta Vorpsi dhe një kopje të njesuar me origjinalin kryetarit të PS-së , një presidentit dhe një kopje origjinale A

për ‘ Alpazar’ dhe një fotokopje ” Portokallisë”. ‘ Një vlerësim kaq te lartë dhe tejet profesional, për Kushtetutën nuk kishim degjuar kurrë më parë. E nderuar Znj. gjykatëse sot i ke bërë një sherbim sublim atdheut, Kushtetutes. Sot del përpara opinionit publik, ballëlart e sypatrembur. Të na rrojë partia dhe pushtetin popullor ta kemi të celiktë edhe pse do të jemi sot e mot qesharakë dhe gazi i botës. Mos e humb origjinalin, ose bej një fletë më shumë, të njësuar. Ta kesh një kopje se nuk i dihet… të njëjtë me origjinalin.

SHKARKO APP