E pabesueshme, The Simpsons parashikuan para dy vitesh episodin e fundit të Game of Thrones

Fansat e “The Simpson” kanë zbuluar se filmi i animuar ka parashikuar para dy vitesh skenën që la pa frymë ndjekësit e serialit “Game of Thrones”.

Bëhet fjalë për momentin kur Daenerys Targaryen dhe dragoi i saj i fundit dogjën Kings Landing duke marrë jetën e qindra njerëzve të pafajshëm.

Në vitin 2017-të, kjo skenë u transmetua në filmin Simpson në episodin The Serfsons.

Aty duket një dragua që shkatërron qytetin e Simpson, Springfield, duke i vënë flakën.

“The Simpsons” njihet si filmi i animuar që parashikon të ardhmen. Një prej gjërave që ka mbetur në mendje të të gjithëve është parashikimi për zgjedhjen e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara.

SHKARKO APP