E paralajmëroi që në 2015, Gates kritika qeverive për pandeminë: Pak e meritojnë notë 10, duhen më shume investime

Miliarderi Bill Gates i cili e kishte paralajmëruar botën që në 2015-n se rreziku për njerëzimin nuk ishin luftërat apo armët bërthamore, por viruset, por zëri i tij nuk dëgjua.

Ai tha se bota nuk ishte gati për të përballuar një pandemi duke bërë kritika për vendet e zhvilluara që nuk bënë sa duhet. Gates kërkon më shumë bashkëpunim nga vendet e G20 dhe vënien e të gjitha forcave me qëllimin e përbashkët të daljes nga situata.

Në një intervistë për BBC, Gates thotë se shumë pak vende mund të marrin notën 10 për mënyrën si e përballuan pandeminë.

“Epo, ishte një kohë kur unë thoja se kjo do të ishte rënia më e madhe e mundshme me të cilën do të përballet bota. Duke parë pas do të dëshironim të kishim investuar më shumë që sot, të kishim sa më shpejt diagnostikimin, ilaçet dhe vaksinat. Sepse virusi u shfaq, por cilat ishin përgatitjet? A kishte më shumë ventilatorë në spitale? Shumë pak qeveri do të meritonin notën 10 në këtë pikë.

“Ne duam t’i rikthehemi jetës që kishim para koronavirusit. Njerëzit janë duke parë shkatërrimin e tyre ekonomik, stresin psikologjik, etj. Njerëz si unë dhe Toni Fauci thonë 18 muaj. Nëse gjithçka shkon në mënyrë perfekte, ne mund të bëjmë pak më mirë se kaq, por do të ketë një kompromis”. tha ai.

SHKARKO APP