E pyeti për akuzat e korrupsionit, zyrtari përplas në tokë gazetarin
Magazinë E Diel, 26 Shtator 2021 04:01
Ky është momenti kur një zyrtar rus përplas në tokë një gazetar, i cili po e pyeste në lidhje me disa akuza për korrupsion.
Sergei Zaitsev i kapi mikrofonin gazetarit Ivan Litomin duke e hedhur atë në tokë.
Zyrtari 52-vjeçar humbi kontrollin pas pyetjeve që po i bënte gazetari.
Pasi e rrëzoi në tokë, gazetari i kërkoi zyrtarit që të mos e prekte kamerën, por Zaitsev u përgjigj duke i thënë se kamerën do ia fluturonte nga dritarja.