E sëmura me kancer realizon dëshirën e saj të madhe 24 orë para se të ndërronte jetë

Më pak se 24 orë pasi u martua me dashurinë e madhe të jetës së saj, Tracey MacDonald u nda nga jeta.

Ata ishin në një marrëdhënie prej 24 vitesh, por nuk ishin martuar kurrë.

Colin MacDonald i propozoi martesë Tracey-t përpara 12 viteve, por ata nuk patën kurrë kohë që të bënin një dasmë ndërkohë që rrisnin 6 fëmijët e tyre.

Por, para 6 muajsh ajo u diagnostikua me kancer të pashërueshëm në mushkëri dhe çifti e dinte se ishte “o tani, o kurrë”.

Më 22 janar, Tracey and Colin shkëmbyen betimet në një ceremoni të mbajtur në dhomën e spitalit ku ajo ishte shtruar.

Një ditë më vonë ajo mbylli sytë për të mos i hapur më

SHKARKO APP