E shkarkuan 5 herë nga puna, dëmshpërblehet me 107 milionë euro

Jose Mourinho, edhe pse njihet si “Special One” dhe ka arritur të fitojë trofe të rëndësishëm në futbollin botëror, është një nga punonjësit më problematik, i cili është shkarkuar plotë 5 herë nga detyra e trajnerit.

Rasti i fundit ishte këtë të hënë, kur portugezi u shkarkua nga skuadra e Tottenham për shkak të rezultateve zhgënjyese. Për këtë shkarkim, Jose Mourinho do të përfitojë 34 milionë e 610 mijë euro.

Në pesë raste kur është shkarkuar nga Chelsea, Real Madrid, Manchester United e tashmë Tottenham, ka përfituar dëmshpërblime e vlerën e pabesueshme të 107 milionë e 880 mijë euro.

Përfitimet e Jose Mourinho pas shkarkimeve

Viti 2007 Chelsea: 20.77 mln euro

Viti 2012 Real Madrid: 19.62 mln euro

Viti 2015 Chelsea: 14.42 mln euro

Viti 2019 Man Utd: 17.3 mln euro

Viti 2021 Tottenham: 34.61 mln euro

Totali: 107.88 milionë euro

SHKARKO APP