E thotë studimi: Burrat injorojnë partneren e tyre 388 herë në vit

Ka shumë femra që ankohen se partnerët e tyre shpesh nuk janë të vëmendshëm kur ato flasin.

Lidhur me këtë çështje është kryer një studim i fundit në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka zbuluar se burrat injorojnë 388 herë në vit partneren e tyre.

Sipas studimit, një e katërta e femrave britanike besojnë se partneri i tyre ka “dëgjim selektiv”.

Studimi thekson se burrat e kanë mendjen se çfarë thotë partnerja rreth 388 herë gjatë vitit, ndërsa gratë nuk janë të vëmendshme ndaj fjalëve të partnerit 339 herë në vit.

Hulumtimi tregoi se meshkujt janë më shumë “dëgjues selektiv” se sa femrat.

Ekspertët e Hearing Care, të cilët kryen studimin, paralajmërojnë se kjo mund të jetë shenjë “dembelizmi”, por edhe mund të jetë tregues i problemeve me dëgjimin.

Më shumë se gjysma e dy mijë të rriturve të anketuar pranuan se “dëgjimi selektiv” i partnerit është diçka tepër shqetësuese.

Ndërkohë, një e treta e të anketuarve thanë se u dukej sikur partneri i tyre përpiqet t’u lexojë buzët, por që në të vërtetë nuk është i vëmendshëm në fjalët që ato thonë.

Megjithatë, studiuesit theksuan se ka edhe raste kur partneri/partnerja ka realisht probleme me dëgjimin. Ata sugjeruan që të ketë kontrolle më të shpeshta për dëgjimin, pasi me kalimin e kohës kjo shqisë sa vjen dhe dobësohet.

SHKARKO APP