Edhe Berisha referon skedën e patronazhistit të Ramës: 32 vjeçari që tmerroi qytetarët në shesh votues i PS-së

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ditës së sotme në sheshin, ‘Skëndërbej’, ku një qytetar ka tmerruar kalimtarët që ndodhesina ty.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka publikua disa të dhëna të 32 vjeçarit, Arben Mema, dhe sipas Berishës, ky i fundit është votues i Partisë Socialiste.

“Arben Mema qe u versul me veture mbi qytetaret ne Sheshin Skenderbej është votues i PS! Shikoni dokumentin e patronazhistit!!”, shkruan Sali Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja e rëndë është shënuar në sheshin “Skenderbej” në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një makinë tip “Citroen” është futur në sheshin “Skënderbej” pranë çadrave të vaksinimit dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve duke kryer manovra të rrezikshme. Drejtuesi i mjetit, Arben Mema, 32 vjeç nga Paskuqani është nxjerrë më pas nga makina, ku ka ndërhyrë dhe policia. Ai është shoqëruar me furgon në komisariat nga forcat Shqiponja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?