Edhe këtë vit ora do ndryshojë, në fundjavë akrepat shkojnë para

Edhe këtë vit, pas shumë e shumë diskutimesh, Europa do e realizojë ndryshimin e orës. Duke nisur nga orët e para të mëngjes të kësaj të diele, do kemi mundësinë të shijojmë një orë dritë më tepër se tani. Kjo nënkupton që do flemë edhe një orë më pak sesa jemi mësuar prej muajsh.

Ndryshimi i orarit do të vlejë deri më datë 31 tetor. Janë muajt prill dhe tetor, ata të cilët na bëjnë ta kemi më shumë nevojën e këtij ndryshimi.

Lëvizja e akrepave të orës, 1 herë para dhe 1 herë pas është realizuar prej vitesh për arsye se qeveritë kanë dashur të kursejnë energjinë elektrike, duke shfrytëzuar më shumë ditën.

Por së fundmi po diskutohet ndërprerja e këtij vendimi dhe janë realizuar disa peticione në shtete të ndryshme, pasi ndryshimi i orarit ndikon ndjeshëm tek produktiviteti i njerëzve dhe çekuilibron orën biologjike.

SHKARKO APP