Edhe pse në pandemi, Shqipëria më pak vdekje për 4 mujorin. Femrat paguhen 10 për qind më pak se meshkujt
Ulet numri i vdekjeve
Edhe pse në pandemi, në Shqipëri është shënuar një numër më i ulët vdekjesh krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të siguruara nga drejtoria e gjendjes civile për Monitor, në 4 mujorin e parë të këtij viti kemi 215 vdekje më pak se në periudhën janar-prill 2019.
Por, ndonëse mund të krenohemi me numrin më të ulët të viktimave në rajon prej pandemisë, fati nuk na ka buzëqeshur në ekonomi. Parashikimet nuk janë aspak pozitive për Shqipërinë, teksa qeveria sapo ka emetuar një Eurobond prej 650 milion eurosh, duke rritur kështu huanë në tregjet ndërkombëtare. Sipas ekspertëve menaxhimi i mirë i parasë publike dhe i kontratave koncesionare me partneritet publik privat, do të mund të zbusë krizën e pritshme.
Femrat paguhen më pak se meshkujt
Hendeku i mos barazisë gjinore vihet re edhe tek paga mujore. Sipas studimeve të tregut të punës, femrat paguhen mesatarisht 10% më pak se meshkujt. Në përgjithësi, edhe në pozicione drejtuese apo menaxheriale dominojnë meshkujt. Referuar raporteve globale, kjo betejë gjinore është zbutur disi krahasuar me vite më parë, por gjithsesi me këto ritme që po ndodh ky ndryshim, do të duhen edhe 160 vite që të arrihet barazi e plotë.