Edhe unë kam pirë kafe me Blendin…

Nga Ylli Dylgjeri –

Po, po, e kam pirë që mu bëftë haram! Ka pire kafe me mua armikun, që Rama më zboi nga fillimisht nga partia e me pas nga Ministria.
Blendi ka pirë kafe me opozitarin, tradhtarin, gazetarin që na mori fytyren në media e portale!

Blendi ka zbutur luftën e klasave (në këtë kohë kjo quhet lufte e glasave). Pra, Blendi nuk ka pirë kafe vetem me Fahri Balliun armikun. Blendi e ka thelluar zullumin. Ky është jo vetëm kashillëk, por edhe revizionim i vijës së PS.

Pas kësaj do të duhet jo vetëm të reflektojë, por edhe ta vjelli atë kafe që ka pirë, të ndërrojë edhe shtëpinë e krushkut që është komshi me mua. Të ndërrojë rrugë, të harrojë, të demaskojë.

Blendi duhet t’i flasë vetëm Rilindasve që ka sot përreth. Të tjerët janë armiq. Kjo është luftë klasash. Kemi mësuar nga materializmi që ajo herë ulet e herë ngrihet. Po kujt ti thuash? Rames i rri gjithmone i rri ngritur…lufta!
Kjo eshte Rilindja sot.

SHKARKO APP