“Edi Rama ka ndërtuar bunkerin për situata të tilla”, Goxhaj: Mungesa e investimeve në mjekësi, me dashje
Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për pandeminë e koronavirusit, menaxhimin e saj në vendin tonë por jo vetëm ndërsa vendosi theksin se ajo i ka gjetur edhe vendet më të fuqishme të botës të papërgatituar, duke shtuar se kanë nisur diskutimet që bota të ndryshojë.
Goxhaj ka hedhur një akuzë mjaft të rëndë, ndërsa duhet theksuar se e ka thënë shpesh në deklaratat e tij të mëparshme se ka një axhendë për shpopullimin e Shqipërisë të sponsorizuar nga Sorosi, ndërsa sot tha se qeveria nuk ka plotësuar kushtet e mjekësisë dhe kjo sipas tij, është bërë me dashje.
Ai ka folur edhe për raportimet që bën kryeministri Edi Rama nga rrjetet sociale duke krahasuar qëndrimet e këtij të fundit me liderët e tjerë botërorë, ndërsa ka cituar një tjetër akuzë sa i përket banesës së kreut të qeverisë.
“A ka kuptim që një maskë që nuk kushton asgjë, një veshje që s’ka ndonjë vlerë të madhe të mbeten vendet e fuqishme të mbeten pa to. Kjo është një filozofi e re që po shpërndahet në gjithë botën. Vijmë në situata që ekonomia globale është e paaftë për ti përballuar. Një ekonomi si Italia dhe Franca të vuanin për mungesën e mjeteve mbrojtëse?!
Liderët dhe specialistët po diskutojnë që bota të ndryshojë, sepse kështu është e papranueshme. Gjermanët po e përballojnë me shumë sukses. Po ashtu edhe britanikët pavarësisht se janë dy ksuksese të ndryshme. Probblemi është se ja i izolove të gjithë njerëzve, problemi nuk do të jetë sa do paguhet Ronaldo por si do paguhen mjekët. J
u keni parë të gjithë liderët dhe qeveritë që flasin seriozisht nga zyrat e tyre, ndërsa në Shqipëri thërritet nga Surreli. Kjo është një qeveri që nuk ka plotësuar kushtet e mjekësisë, dhe këtë e ka bërë me dashje. Jemi i vetmi vend në botë që ne e kemi braktisur detyrën, ai është fshehur në bunkerin e tij. Sot të gjithë e kuptojnë që ai ka bërë një bunkier për të përballuar situata të tilla që mund të jetë virus, protestë, mund të jetë luftë. Ai është fshehur në bunker dhe jep vendime në bunker, nuk ka akte normative, nuk ka parlament”, tha ndër të tjera Goxhaj.
https://www.facebook.com/taulajm.eu/videos/1090461384624116/