Edi Rama shfaqet me plagë në lule të ballit, fotot e tij bëjnë xhiron e rrjetit, ç’të ketë ndodhur?!
Ditën e sotme kreu i qeverisë Edi Rama foli për më shumë se një orë në Kuvend, ku u mundua të bënte dhe disa batuta të lodhura me deputetët e opozitës së re, ku iu përmendte pulat, dashurinë, dhe vendimet e opozitës së rrugës.
Por ajo që ra në sy në daljen e Ramës ishte një shenjë e kuqe që ai kishte në mesin e ballit të tij, për të cilën duket se ka marrë ndonjë goditje së fundit.
Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë plagë të kryeministrit, ndërkohë që fotot kanë bërë xhiron e rrjetit.