Efektet negative të ushqimeve “Fast Food”, ja përse nuk duhet t’i konsumojmë
Jeta e shpejtë dhe përtacëria jonë na ka bërë që të hamë ushqime Fast-Food. Picat, tostet, hamburgerët, sufllaqet janë ushqime të cilat i kemi në menu pothuajse çdo ditë.
Por ato janë të dëmshme për shëndetin nëse konsumohen shpesh.
1-Ushqimi i shpejtë (fast-food) ju shëndoshë
Studimet shëndetësore tregojnë se konsumimi i fast food-it është i lidhur ngushtë me shtimin në peshë. Gjithashtu, e rrit edhe rrezikun nga sheqeri në gjak. Kjo për shkak se e ul insulinën në trup.
2-Fast Food-i të krijon varësi
Sa më shumë që të hani fast-food, aq më shumë do t’ua kërkojë organizmi. Nëse e konsumoni shpesh, ju do të dëshironi sa më shumë nga ai lloj ushqimi.
3-Shkakton obezitet të fëmijët
Sipas studimeve, obeziteti te fëmijët dhe adoleshentët është rritur në 30 vitet e fundit. Reklamimi i ushqimit të shpejtë, ka ndikim të jashtëzakonshëm te fëmijët. Ata janë të prirur të konsumojnë fast -food, për shkak se duken ushqime të shijshme në reklama dhe u pëlqen t’i konsumojnë ato.