Ekspertët: Ja pse filmat e frikshëm ju bëjnë mirë

Filmat horror vijnë si pjesë shoqëruese e sezonit të Halloween-it.

Gjithsesi, frika është një fenomen subjektiv, ti mund të kesh frikë nga diçka që për një person tjetër është krejt normale dhe aspak e frikshme.

Por, mesa duket ekzistojnë disa arsye që shpjegojnë se pse ne na pëlqen që ta ‘torturojmë’ veten duke parë filma të frikshëm edhe pse mund të hezitojmë në fillim.

Rezulton se këto filma janë të ‘shëndetshëm’ për ne.

Sipas psiko-analistit Steve McKeown, dëshira jonë për të parë këto filma vjen nga mënyra sesi ata ‘luajnë’ me instinktet tona të mbijetesës, si në rastet kur duhet të vendosësh nëse është mirë të përballesh apo t’ia mbathësh vrapit.

McKeown shpjegoi për UNILAD:

Kur dikush të del përpara me një kostum Halloëeen-i, ti menjëherë nis të vlerësosh nëse është i vërtetë apo jo. Në këtë pikë, trupi jot vendos nëse bëhet fjalë për një rrezik të vërtetë apo jo. Në këtë rast ti e di që është Halloëeen dhe rrjedhimisht, rrezik nuk ka…. Nëse trupi juaj ndjen se nuk kërcënoheni, do të përjetoni ende frikë, por në vend që të lëshohet kortizol, hormoni i stresit, trupi juaj në të vërtetë lëshon hormonin dopaminë dhe ju bën të ndjeheni mirë!”
Pra, shumica e personave që i pëlqejnë këta filma, i pëlqejnë sepse u japin ndjesinë e frikës dhe adrenalinës në të njëjtën kohë.

SHKARKO APP