Eksperti: Shpenzimet e një beqari janë ”tmerr”

Një ditë më parë, të gjithë të dashuruarit festuan Shën Valentinin ndërsa sot është Shën Faustini, dita e të gjithë beqarëve. Në një kryqëzim të thjesht të dhënash zyrtare, rezulton se njerëzit që janë më produktivë, që punojnë më shumë dhe më kollaj orë të zgjatura pune jashtë orarit, që paguajnë përgjithësisht më shumë taksa, që shpenzojnë më shumë sidomos për argëtim, pra ata lëvizin një pjesë të mirë të zinxhirit ekonomik në Shqipëri, janë në një pjesë të madhe beqarë.

Eksperti i ekonomisë, Rezart Prifti theksoi se 1/3 e popullsisë rinore në Shqipëri është kot, pra pjesa më aktive 18-34 vjeç janë më pak produktivë.

”Po të shohim statistikat, mbi 54% e martesave ishin me femra poshtë 24 vjeçe. E kuptoni çfarë do të thotë ta mbyllësh jetën që në këtë pikë? Pa e nisur fare. Është rritur mesatarisht numri i moshës së burrave që martohen, mbi 30 vjeç. Tentojnë të marrin më të vogla dhe diferenca e moshës është përherë një problem. Janë dimensione të ndryshme që nuk para e kuptojnë njëri-tjetrin. Kanë dimensione të tjera për jetën. Mosha nga 18-34 vjeç, ne e kemi përqindjen më të lartë të papunësisë në botë. Kemi edhe mosangazhimin më të lartë që nuk je as në punë, as në shkollë, as i angazhuar gjetiu dhe 1/3 e popullsisë rinore është kot. Shpenzimet e një beqari janë tmerr. Ka persona 40-vjeç që jetojnë me mamin”,-tha ai.

SHKARKO APP